Favoritët presin fitore

Basketboll

Favoritët presin fitore

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 15:28
Favoritët presin fitore

Në xhiron e gjashtë të Superligës së Femrave, favoritët presin fitore.

Kampionia e Kosovës, Penza do të përballet me Trepçën në këtë xhiro. Skuadra pejane ka katër fitore dhe një humbje, ndërsa skuadra mitrovicase ka një fitore dhe tri humbje.

Një nga skuadrat me synime të mëdha, Bashkimi do të ndeshet me Vëllaznimin. Vashat prizrenase kanë dy fitore dhe dy humbje, ndërsa skuadra kuqezi ka dy fitore dhe tri humbje.

Prishtina që është skuadra e vetme pa humbje në elitë, me pesë fitore në pesë ndeshje do të sfidohet nga Kastrioti, që ka pesë humbje në pesë ndeshje, duke qenë skuadra e vetme në elitë pa fitore.

Java 6 - Superliga e Femrave

E shtunë

13:30 Penza - Trepça

14:00 Bashkimi – Vëllaznimi

E hënë

12:00 Kastrioti - Prishtina

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat