Rifati: Për mua është nder, privilegj të shërbej për shtetin tim 

Basketboll

Rifati: Për mua është nder, privilegj të shërbej për shtetin tim 

Nga: K.G. Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 14:55
Rifati: Për mua është nder, privilegj të shërbej për shtetin tim 

Arbnor Rifati, trajner i klubit të basketbollit Prizreni -16, është emëruar ndihmëstrajner në Kombëtaren e Kosovës (meshkujt).

Rifati ndihet krenar për këtë pozitë, por sipas tij, një detyrë me përgjegjësi. 

“Të nderuar familjar, miq! Kam nderin dhe privilegjin të ndajë një lajm të gëzueshëm me gjithë ju!

Nga sot zyrtarisht jam emëruar asistent trajner në përfaqësuesen A të Kosovës në basketboll.
Falënderoj presidentin e FBK-së z. Arben Fetahun , drejtorin e përfaqësueses z. Granit Rugova, si dhe bordin e FBK-së për besimin e dhënë.

Unë premtoj që do punojë me përkushtim dhe do angazhohem maksimalisht në detyrën e re.
Për mua është nder, privilegj të shërbej për shtetin tim, ku njëherit do jetë motiv shtesë për të ardhmen time.

Falenderoj Zotin, familjen dhe gjithë ju që keni qenë pran meje dhë më keni përkrahur e mbështetur maksimalisht.

Mirënjohës përgjithmonë!”, ka shkruar Rifati në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat