Agim Kasapolli e Mithat Belegu dhe pesëshja më e mirë e të gjitha kohërave

Basketboll

Agim Kasapolli e Mithat Belegu dhe pesëshja më e mirë e të gjitha kohërave

Nga: K.G. Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 14:54
Agim Kasapolli

Dy emra që nuk harrohen, që lanë gjurmë në basketbollin e Kosovës.

Dy emra të spikatur të basketbollit në vitet e 60-ta dhe të 70-ta, Mithat Belegu e Agim Kasapolli.

Ky pesëshe në basketboll sipas ekspertëve në ish YU, ishte pesëshi më i mirë i të gjitha kohërave në Kosovë. 

Image

Sipas ekspertëve, pesëshja më e mirë e të gjitha kohërave në Kosovë

Ky formacion është i Buduçnostit të Pejës, ani KB Peja, ekip i cili bëri gara në ligën e dytë federative të ish Jugosllavisë. 

Kjo skuadër e Pejës tri herë bëri gara kualifikuese. 

Për të hyrë në ligën e parë të ish Yu. Asnjëherë nuk u kualifikua, luajti 2 herë kundër Borcit të Çaçakut dhe një herë kundër Metallcit të Valevës.

Në foto i pari në të majtë: Branko Damjanoviq luajti 4 vite për Pejën e pastaj kaloj në Partizanin e Beogradit dhe ishte për 5 vite në reprezentacionin e ish Yu. 

Image

Mithat Belegu

Mithat Belegu luajti 9 vite për Buduçnostin e Pejë, ishte lojtar fundor. Është i vetmi refer ndërkombëtar i basketbollit nga Kosova, referoj shumë kampionate në ligen federative si dhe shumë Kampionate Evropiane dhe Botërore.

Miki Radulloviq 8 vite luajti në ekipin e Pejës, vazhdoj në ekipin kroat Jugoplastika e Splitit, ku një herë me këtë ekip fitoj titullin në ligën e parë të ish Yu. 
Agim Kasapolli - lojtar fundor, luajti 9 vite për ekipin e Pejës, koshashënuesi më i mirë i ligës së dytë federative. 

Mban rekord kundër ekipit të ‘14 Oktobrit’ të Krushevcit, shënoj 74 pikë. Më vonë trajner i Universitetit femrat me 1981/82 dhe trajneri i vitit në ish Yu. Më vonë gazetar dhe komentator.

Bllazh Stojanoviq - lojtar i Pejës për 6 vite koshashënuesi më i mirë i ligës, më vonë kalon në ekipin e ligës së parë federative "OKK Beograd" dhe 4 vite radhazi koshashënuesi më i mirë në ligën e parë të ish Yu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat