Antetokumbo preket me “Covid 19”

Basketboll

Antetokumbo preket me “Covid 19”

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 12:47
Antetokumbo preket me “Covid 19”

Janis Antetokumbo nuk do të luajë kundër Indiana Pejsers dhe mund të humbasë spektaklin e Krishtlindjeve kundër Boston Seltikut. Basketbollisti grek duhet ti nënshtrohet protokolleve të NBA-së, pasi ka rezultuar pozitiv me “Covid 19”.

Kampioni aktual në fuqi do të jetë gjithashtu pa Uesli Metjus dhe Donte DiVinçenzo. Antetokumbo luajti të dielën në Nju Jork dhe të hënën në Boston.

Ai regjistroi një “triple-double” në fitore në fitoren në “Madison Square Garden” dhe shënoi 20 pikë në humbjen ndaj Boston Seltikut.

Ylli i Milluoki duhet të ketë dy teste negative PCR para se të kthehet në ekip, pasi duhet të kalojë dhjetë ditë në izolim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat