LeBron James edhe zyrtarisht ka kaluar gjysmën e jetës së tij në NBA

Basketboll

LeBron James edhe zyrtarisht ka kaluar gjysmën e jetës së tij në NBA

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 08:05
LeBron James

Ikona e NBA, LeBron James ka shënuar një tjetër të arritur që dëgjohet rrallë herë.

Mbreti i parketeve të NBA, James, ka kaluar tashmë gjysmën e jetës së tij si pjesë e ligës më të fortë të basketbollit në botë.

Në këtë pikë karriere të LeBron shënohet dita e 6752 që kur lojtari u draftua për herë të parë nga Cavaliers.

Po ashtu, nga dita e parë e lindjes së James, deri në ditën e draftimit, ishin numëruar 6752 ditë.

Kjo do të thotë se gjysmën e jetës së tij LeBron e ka kaluar si pjesë e NBA, kurse shumicën e jetës duke dominuar ligën.

Mbreti po tregon konsistencë edhe në këtë sezon, kur gjysma e ligës aktuale kanë qenë fëmijë në kohën kur James u draftua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat