Milwaukee fiton ndaj Boston, rikthim fenomenal i Antetokounmpo – greku shënon 36 pikë

Basketboll

Milwaukee fiton ndaj Boston, rikthim fenomenal i Antetokounmpo – greku shënon 36 pikë

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 23:48
Foto ilustrim

Giannis Antetokounmpo ka shkëlqyer në rikthimin e tij në ndeshjen e xhiros së Krishtlindjes.

Skuadra e Milwaukee Bucks ka mposhtur skuadrën e Boston Celtics, me rezultatin 117:113.

Bucks në këtë ndeshje kishin edhe liderin e skuadrës, Giannis Antetokounmpo, i cili luajti ndeshjen e parë pas një periudhe në izolim.

Dy herë MVP i NBA realizoi sonte plot 36 pikë për fitoren e skuadrës së tij.

Giannis shtoi edhe 12 kërcime dhe pesë asistime, për ta mbyllur ndeshjen me Double-Double.

Te Celtics në mesin e më të dalluarve ishte Brown.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat