Steph Curry i papërmbajtshëm, Golden State marrin fitoren ndaj Phoenix Suns

Basketboll

Steph Curry i papërmbajtshëm, Golden State marrin fitoren ndaj Phoenix Suns

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 08:13
Steph Curry

Golden State Warriors kanë shënuar fitoren e radhës në NBA, kësaj radhe në kuadër të ndeshjes së Krishtlindjes, kundër Phoenix Suns.

Golden State kanë regjistruar fitore me rezultat 107:116 ndaj Suns, për t’u kthyer si top skuadra e NBA këtë edicion.

Fitorja e Warriors mori shtysë të madhe nga lideri i saj, Steph Curry, i cili kontribuoi me 33 pikë në këtë ndeshje.

Steph shtoi edhe katër kërcime, gjashtë asistime dhe 3 topa të vjedhur, si dhe një bllokadë.

Otto po ashtu shpërtheu dhe shtoi 19 pikë në fitoren e skuadrës së Steve Kerr.

Steph Curry qëlloi pesë trepikësha në këtë ndeshje dhe tashmë është vetëm një trepikësh larg shifrës prej 3000 trepikëshave të shënuar në karrierën e tij në NBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat