Leurit Morina përforcon KB New Basketin

Basketboll

Leurit Morina përforcon KB New Basketin

Nga: K. Goca Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 13:56
Leurit Morina përforcon KB New Basketin

Basketbollisti i talentuar, Leurit Morina, përforcon KB New Basket.

Morina është prej talenteve më të mëdhenj të basketbollit, së fundi u paraqit për Prizrenin 16.

Djaloshi i talentuar ka mësuar shumë nga kryetrajneri Arbnor Rifati.   

KB New Basket njofton për përforcimin me basketbollistin e ri, i gjatë 188 centimetra.

“Leurit Morina, me gjatësi 188 cm është transferimi i radhës.

Ai vjen nga skuadra KB Prizreni-16.

Ai do të luan me licencim të dyfishtë.

Leurit Morina luan në pozitën PG”, njofton KB New Basket. Me Morinën do të janë edhe më të fortë në rrugën drejt realizimit të synimeve.

Morina është potencial edhe për Kombëtaren e Kosovës në të ardhmen. Ai ka të gjitha mundësitë që të jetë një yll i kësaj loje në vitet e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat