Whitsitt, prin me kërcime në elitën e femrave

Basketboll

Whitsitt, prin me kërcime në elitën e femrave

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 11:04
Whitsitt, prin me kërcime në elitën e femrave

Njëra nga basketbollistet më të dalluara në Superligën e Femrave është Rael Whitsitt e Penzës. Ajo ishte zgjedhur MVP në Superkupën Mbarëkombëtare në Ligën Unike, duke ndihmuar skuadrën pejane të fitojë për herë të parë këtë trofe.

Whitsitt prin me numrin e kërcimeve në Superligën e Femrave, me 16.6 për ndeshje apo mesataren më të lartë.

Në vendin e dytë është Sarah Mgbeike me 12.6 kërcime për ndeshje. Ajo ndihmoi Prishtinën të shpallet kampione e stinorit vjeshtor me dhjetë fitore në dhjetë ndeshje.

Qendra e Kastriotit, Anita Graica është në vendin e tretë me 11.7 kërcime për ndeshje, kurse qendra shtatgjatë e Prishtinës, Sumeja Kosumi renditet e katërt me 11.3.

Alma Muzliukaj e Trepçës është në vendin e pestë me 10.9 kërcime për ndeshje.

Top 5 kërcyeset

Rael Whitsitt (Penza) 16.6

Sarah Mgbeike (Prishtina) 12.6

Anita Grainca (Kastrioti) 11.7

Sumeja Kosumi (Prishtina) 11.3

Alma Muzliukaj (Trepça) 10.9

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat