Arbnor Rifati, trajner i vitit 2021

Basketboll

Arbnor Rifati, trajner i vitit 2021

Nga: Kemajl Goca Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 15:31
Arbnor Rifati, trajner i vitit 2021

Në vitet e fundit ka bërë senzacion me klubin e Prizrenit -16 (ish Ponte Prizreni).

Me një klub të ri e me rezultate të mëdha, vitin që po e lëmë pas edhe me një sukses.

Kryetrajneri i Prizrenit -16, Arbnor Rifati, bëri mrekullinë. 

Image

Ai me ekipin e Prizreni  -16, fituan Superkupën e Kosovës duke e mundur në finale me rezultat 90:81 Trepçën nga Mitrovica.

E dyta, me ekipin e tij është kampion i stinorit të Superligës së Kosovës 2020-21, me gjithsej 20 fitore e 8 humbje, por në play-off nuk arriti të kurorëzohet edhe me titullin e kampionit.

Rifati është edhe pjesë e Kombëtares A të Kosovës, ndihmëstrajner. 

Një djalë i ri e me suksese, padyshim se është trajneri më i mirë i vitit 2021. 

I vetmi trajner shqiptar që po drejton një ekip në Superligës e me sukses, duke e përmbyllur vitin me trofeun e Superkupës së Kosovës. 

Rifati, një shembull që duhet të ndiqet edhe nga të tjerët. 

Gjithnjë me elan të shtuar, punon pareshtur e me synime të mëdha edhe për vitin 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat