Stinori vjeshtor në Superligë/Tifozët zgjedhin basketbollistin më të mirë

Basketboll

Stinori vjeshtor në Superligë/Tifozët zgjedhin basketbollistin më të mirë

Më: 2 janar 2022 Në ora: 15:08
Superliga

Për herë të parë Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka vendosur të shpall basketbollistin më të mirë të këtij stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës.

Të nominuarit për këtë çmim ishin basketbollisti i Trepçës Drilon Hajrizi, Erjon Kastrati i Golden Eagle Yllit, Dardan Berisha i Pejës, Ivan Koljeviq i Prizreni 16 dhe basketbollisti i Bashkimit Julien Lewis.

Nga këta basketbollistë, më i votuari ishte Dardan Berisha, i cili tuboi gjithsej 519 vota, duke lënë pas Drilon Hajriziin me 337 vota dhe Erjon Kastratin i cili u rendit i treti me 255 vota.

Renditjen e basketbollistëve sipas votave të tyre e gjeni më poshtë.

Dardan Berisha (Peja) – 519 vota

Drilon Hajrizi (Trepça) – 337 vota

Erjon Kastrati (Golden Eagle Ylli) – 255 vota

Julien Lewis (Bashkimi) – 77 vota

Ivan Koljeviq (Prizreni) – 71 vota

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat