Më të votuarit

Basketboll

Më të votuarit

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 11:58
Më të votuarit

Kevin Durant në Konferencën e Lindjes dhe LeBron James në Konferencën e Perëndimit, janë dy basketbollistët më të votuar për të marrë pjesë në eventin e madh të yjeve, “All Star Game” 2022, që këtë vit do të zhvillohet në Cleveland (10 shkurt).

Për pasojë, dy ekipet do të quhen “Team LeBron” dhe “Team Durant”. Për LeBron James ky është një rikthim në qytetin e tij të lindjes, ku fitoi edhe një titull kampion në NBA. Ndërkohë, pas përfundimit të votimit të fansave, lojtarëve dhe gazetarëve, janë zyrtarizuar edhe formacionet bazë të dy skuadrave.

“Team Durant”: Kevin Durant (Brooklyn), Giannis Antetokounmpo (Milwaukee), Joel Embiid (Philadelphia), Trae Young (Atlanta), DeMar DeRozan (Chicago).

“Team LeBron”: LeBron James (Lakers), Nikola Jokic (Denver), Andrew Wiggins (Golden State), Stephen Curry (Golden State), Ja Morant (Memphis).

Është konfirmuar gjithashtu se Monty Williams, trajneri i Phoenix, skuadra që udhëheq aktualisht Konferencën e Perëndimit, do të drejtojë skuadrën e LeBron James.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat