Përballja interesante mes New Basket dhe Vushtrrisë

Basketboll

Përballja interesante mes New Basket dhe Vushtrrisë

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 12:30
Përballja interesante mes New Basket dhe Vushtrrisë

Takim shumë interesant pritet ndërmjet New Basket dhe Vushtrrisë, në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Ligës së Parë.

Të dy skuadrat hyjnë për fitore, duke shpresuar të kualifikohen në finale, ku i pret Istogu, që eliminoi Vëllaznimin.

Në këtë edicion të Ligës së Parë të meshkujve, vushtrriasit kanë shtatë fitore e pesë humbje, kurse prizrenasit gjashtë fitore e gjashtë humbje.

Në këtë edicion, këto dy skuadra janë përballur një herë ku fitore shënoi New Basket me shifrat 60:64.

Takimi zhvillohet nga ora 14:00 në palestrën ‘Karagaçi’ dhe transmetohet në Kujtesa dhe Art Motion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat