New Basket kualifikohet në finale

Basketboll

New Basket kualifikohet në finale

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 16:10
New Basket kualifikohet në finale

New Basket e ka mundur Vushtrrinë me rezultat 85:71 (21:9, 24:22, 28:15, 12:25), duke u kualifikuar në finale të Kupës së Ligës së Parë.

Prizrenasit e nisën furishëm ndeshjen, duke qenë më të mirë nga fillimi, madje për tetë minuta vushtrriasit i shënuan vetëm pesë pikë, karshi 19 pikëve të prizrenasve, kurse çereku i parë përfundon 21:9.

Skuadra nga Prizreni vazhdoi me lojë të mirë edhe në periodën e dytë, duke e thelluar edhe më shumë epërsinë, që shkoi në 24 pikë, 35:11, ndërsa më pak vushtrriasit u këndellen paksa, kurse pjesa e parë përfundon me shifrat 45:31.

Basketbollistët e New Basket vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, duke e kontrolluar tërësisht ndeshjen dhe duke thelluar epërsinë, ndërsa rezultati pas 30 minutash ishte 73:46.

Në dhjetë minutat e fundit, prizrenasit menaxhuan epërsinë, duke triumfuar me shifrat 85:71.

New Basket në finale do të përballet me Istogun, takim që zhvillohet nga ora 12:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat