Në efetshmërinë prin Berisha

Basketboll

Në efetshmërinë prin Berisha

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 14:35
Në efetshmërinë prin Berisha

Kosova është në Grupin C të rrethit të parë parakualifikues të Eurobasket 2025.

Dardanët pësuan nga Norvegjia 86:77 dhe mposhtën Danimarkën 78:73.

Basketbollisti më i dalluar në këto dy takime ishte Dardan Berisha.

Në efetshmërinë prin Berisha me 14.5, duke u pasuar nga Drilon Hajrizi me 11.5 dhe Valon Bunjaku me 11.

Dardani ka 18 pikë për ndeshje, kurse në vendin e dytë është Hajrizi me 13.5, ndërsa Muhamedali Janjeva është i treti me nëntë.

Sa i përket kërcimeve, prin sërish Berisha me pesë për ndeshje, duke u ndjekur nga Fisnik Rugova me 4.5 dhe katër.

Edhe te asistimet, basketbollisti pejan është në vendin e parë me pesë asistime për ndeshje. Erjon Kastrati është i dyti me tri asistime për ndeshje dhe Valon Bunjaku i treti me dy asistime për ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat