Kosova përballet sot në “Minatori” me Norvegjinë

Basketboll

Kosova përballet sot në “Minatori” me Norvegjinë

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 09:48
Ilustrim

Sonte me fillim nga ora 19:00, në palestrën sportive “Minatori” të Mitrovicës Kombëtarja e Kosovës në basketboll do të përballet me Norvegjinë.

Ndeshja e sotme është e vlefshme për fazën parakualifikuese të Eurobasket 2025, ku Kosova pozicionohet në Grupin C së bashku me Norvegjinë e Danimarkën.

Tashmë, të tri kombëtaret si ajo e Danimarkës, Kosovës dhe Norvegjisë kanë nga një fitore e një humbje në Grupin C.

Dardanët kanë një fitore ndaj Danimarkës me rezultat 78:73 dhe një humbje nga Norvegjia me rezultat 86:77.

Motivimi është i madh në kampin e “Dardanëve” duke shpresuar në fitore dhe përkrahjen e tifozëve, siç i kanë mbështetur gjithmonë.

19:00 Kosova – Norvegjia (Palestra sportive Minatori)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat