NBA caktoi terminet e sfidave

Basketboll

NBA caktoi terminet e sfidave

Më: 2 mars 2022 Në ora: 11:47
NBA caktoi terminet e sfidave

Në sezonin e dytë radhazi në NBA, do të zhvillohen edhe ndeshjet e “play IN”-it, menjëherë pas përfundimit të sezonit të rregullt.

Skuadrat që do të renditen nga pozita e shtatë deri në atë të dhjetë do të luajnë në “play-IN“  para garave të planifikuara të “Play-off”-it.

Në sezonin jubilar të 75-të në NBA, faza e “Play-IN”-it është caktuar nga 12 deri më 15 prill, ku do të zhvillohet vetëm një ndeshje.

Skuadrat që përfundojnë në vendin e shtatë dhe të tetë në të dyja Konferencat, do të kenë një privilegj dhe do të mund të përballojnë një humbje në turne, ndërsa ato që përfundojnë në vendin e nëntë dhe të dhjetë, duhet të fitojnë dy ndeshje radhazi për të luajtur në “Play-Off”.

Pas fazës së play-IN-it nuk do të ketë pushim dhe do të afrohet menjëherë raundi tjetër.

Ndeshjet e “Play-off”-it të NBA-së këtë vit do të fillojnë më 16 prill dhe mund të zgjasin më së voni deri më 19 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat