Fitore e lehtë për Prizrenin 16

Basketboll

Fitore e lehtë për Prizrenin 16

Më: 3 mars 2022 Në ora: 21:28

Prizreni 16 ka regjistruar fitore ndaj Vllaznisë me rezultat 62:94 (9:26, 19:13, 17:30, 17:25), takim që në fakt u zhvillua në Therandë, në kuadër të xhiros së 11-të të Ligës Unike.

Prizrenasit ishin më të mirë nga fillimi, dhe krijuan epërsi prej 15 pikësh, 5:20 dhe e fituan çerekun e parë me shifrat 9:26. Prizrenasit e thelluan edhe më shumë epërsinë në periudhën e dytë, në 20 pikë, 19:39, megjithatë, shkodranët u rikthyen për të ngushtuar shifrat në 28:36, ndërsa pjesa e parë përfundoi me rezultat 28:39.

Prizrenasit sërish u rikthyen fuqishëm në pjesën e dytë, duke e rritur epërsinë minutë pas minute, ndërsa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 45:69. Në dhjetë minutat e fundit, basketbollistët prizrenas nuk lejuan befasi dhe arritën të ruajnë epërsinë, madje ta thellojnë, kurse triumfuan me rezultat 62:94.

Te Vllaznia u dallua Chaleston Dobbs me 17 pikë e 11 kërcime, kurse te Prizreni 16 u dalluan Darell Davis me 22 pikë e nëntë kërcime dhe Urim Zenelaj me 11 pikë dhe 12 kërcime.

Vllaznia ka dy fitore e shtatë humbje, kurse Prizreni 16 ka shtatë fitore e katër humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat