Ekipit gjobitet me 50 mijë dollarë

Basketboll

Ekipit gjobitet me 50 mijë dollarë

Më: 16 mars 2022 Në ora: 12:37
Ekipit gjobitet me 50 mijë dollarë

Basketbollisti i Brooklyn Nets, Kyrie Irving, i pavaksinuar, nuk lejohet të luajë në ndeshjet brenda të skuadrës së tij.

Kjo për shkak të masave anti-Covid që janë marrë në Nju Jork, ku personat e pavaksinuar nuk lejohet të hyjnë në mjediset sportive.

Në fillim të këtij sezoni, ai u pezullua përkohësisht nga skuadra e tij dhe më pas u rikthye në grup, për të luajtur në takimet jashtë Nju Jorkut që zhvillon Brooklyn. Dy ditë më parë, ai nuk ka zbritur në fushë në derbin ndaj Nju Jorkut, por ai ka bërë një gabim.

Pas sfidës, ai ka hyrë në dhomat e zhveshjes së Brooklyn, duke thyer protokollin anti-Covid të këtij shteti dhe të NBA-së. Për këtë arsye skuadra e Nets është gjobitur me 50 mijë dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat