Basketbollisti amerikan “tmerron” italianët

Basketboll

Basketbollisti amerikan “tmerron” italianët

Më: 31 mars 2022 Në ora: 18:26
Basketbollisti amerikan “tmerron” italianët

Momente paniku në autostradën A27 në Itali dhe protagonist bëhet një sportist. Basketbollisti amerikan i Reyer Venezias, Victor Sanders ka përshkuar rreth 40 kilometra në korsinë e gabuar, deri sa është ndalur ana e policisë.

Kanë qenë shoferët e tjerë ata që kanë njoftuar policinë menjëherë pasi kanë parë makinën e Sanders që u vinte përballë, ndërsa mirëmbajtësit e autostradës kanë ndezur alarmin, duke paralajmëruar drejtuesit e makinave të tjera për rrezikun.

Pas rreth 40 kilometrash, një patrullë policie ka ndalur amerikanin Sanders, i cili dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur, pasi vinte pas një feste me shokët e skuadrës, në periferi të Venezias.

Ndërkohë edhe klubi i Reyer Venezias ka pranuar incidentin dhe ka paralajmëruar se do të marrë masa ndaj basketbollistit, që përveç gjobës nga autoritetet policore, rrezikon edhe heqjen e lejes së drejtimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat