Ylli i NBA-së: Sezoni ynë u shkatërrua

Basketboll

Ylli i NBA-së: Sezoni ynë u shkatërrua

Më: 5 prill 2022 Në ora: 12:37
Ylli i NBA-së: Sezoni ynë u shkatërrua

Sezoni 2021-2022 ka qenë me luhatje për skuadrën e Brooklyn Nets, që aktualisht renditet në vendin e 10-të në Konferencën e Lindjes në NBA. Ata kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën play in, ku do të luajnë një ndeshje shtesë për të hyrë në play off. Gjithsesi, nga ekipi i Nets pritej më shumë këtë sezon, por mjaft ngjarje kanë kushtëzuar rezultatet e deritanishme.

Kevin Durant, ylli i NBA-së dhe këtij ekipi, ka folur për paraqitjen e tij, duke thënë se dëmtimi që ai pësoi pak kohë më parë ndikoi në rendimendin e skuadrës. “Sezoni ynë u shkatërrua për shkak të dëmtimit tim. Unë e shoh në këtë mënyrë.

Nuk e konsideroj skuadrën tonë si skarco, por dëmtimi im dhe fakti që Irving ishte shpesh jashtë për shkak të protokollit ndikuan në rezultate”, tha Durant.

Në kohën që Durant mungoi, skuadra e Brooklyn fitoi vetëm 5 nga 22 ndeshje.

“Kur në fushë luajmë të gjithë bashkë më pëlqen ajo që bëjmë. Në play in nuk trembem nga rivalët, le të luajmë ndaj kujtdo. Më intereson vetëm të jemi të gjithë dhe të japim më të mirën, pasi fitorja do të vijë”, u shpreh Kevin Durant, dy tituj kampionë në NBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat