Davis justifikohet për dështimin e Lakers-ave

Basketboll

Davis justifikohet për dështimin e Lakers-ave

Më: 7 prill 2022 Në ora: 11:59
Davis justifikohet për dështimin e Lakers-ave

Sezoni 2021-2022 në NBA për Lakers ka qenë zhgënjyes, pasi ekipi kalifornian nuk arriti të kualifikohet për në fazën play off. Yjet që ka skuadra e Lakers nuk arritën të realizojnë objektivin, ndërkohë që në fillim të sezonit synonin titullin kampion.

Skuadra asnjëherë nuk arriti të jetë kompetitive, duke zhgënjyer.

Anthony Davis, duke folur për këtë sezon, tha: “Ky ishte sezoni ku 39 ndeshje kemi patur një pesëshe ndryshe në startin e garës. pra, asnjëherë nuk qenë të kompletuar, pasi problemet e ndryshme e sidomos dëmtimet na penalizuan. E pranoj që synonim titullin, por dëmtimet na penguam të arrinim objektivin”.

“Kemi humbur edhe ndeshje ku kemi qenë të gjithë në parket, por shpesh nuk kishim shumë minuta në dispozicion. Gjithsesi, mendoj se pa problemet fizike që patëm unë dhe LeBron mund të kishim shkuar më larg. Jemi të zhgënjyer, por duhet të mendojmë për të ardhmen”, u shpreh Anthony Davis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat