Celtics marrin fitore në udhëtim te Memphis Grizzlies

Basketboll

Celtics marrin fitore në udhëtim te Memphis Grizzlies

Më: 11 prill 2022 Në ora: 09:59
Ilustrim

Boston Celtics e ka mbyllur me fitore edicionin e rregullt në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Skuadra e Ide Udoka ka arritur të marrë fitore në udhëtim te Memphis Grizzlies me 29 pikë epërsi 110:139.

Jayson Tatum ishte më meritori për fitoren e Celtics ku e mbylli takimin me 31 pikë, nëntë kërcime e tre asistime.

Me lojë të mirë tek fituesit u dallua edhe Jaylen Brown që e përfundoi ndeshjen me 18 pikë, derisa Al Horford kontribuoi me 13 pikë të tjera

Tek vendasit më i dalluari ishte Santi Aldama me 20 pikë, 10 kërcime e katër asistime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat