Befason Giannis Antetokounmpo

Basketboll

Befason Giannis Antetokounmpo

Më: 3 maj 2022 Në ora: 12:02
Befason Giannis Antetokounmpo

Basketbollisti grek Giannis Antetokounmpo, që luan në NBA me skuadrën e Milwaukee Bucks, në një konferencën për shtyp të zhvilluar sot, ka folur për sezonin dhe përballjet që po zhvillon ndaj Boston Celtics në gjysmëfinalet play off në Konferencën e Lindjes.

“Jemi në fazën play off dhe duhet të jemi të përgatitur mendërisht e fizikisht për garën e radhës, ndaj një rivali të fortë si Boston. Gjithnjë duhet të zbresim në fushë për të dhënë më të mirën, pasi asgjë nuk është e mbyllur”, tha Giannis. Bucks udhëheqin 1-0 serinë e takimeve.

Duke folur për veten, ylli grek, MVP dy vite më parë i sezonit të rregullt dhe vjet i finaleve play off, shtoi:

“Ndoshta jam njeri i çuditshëm, por në ndeshjet ku forca fizike është e rëndësishme unë paraqitem mjaft mirë. Madje edhe familja ime mendon se unë jam një njeri i çuditshëm në këtë drejtim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat