Rifati: Kampionati pati batica dhe zbatica, emocion, gëzim, dëshpërim 

Basketboll

Rifati: Kampionati pati batica dhe zbatica, emocion, gëzim, dëshpërim 

Nga: K.G. Më: 5 maj 2022 Në ora: 12:10
Rifati: Kampionati pati batica dhe zbatica, emocion, gëzim, dëshpërim 

Trajneri i klubit të basketbollit Prizreni - 16, është i kënaqur me rezultatet që ka arritur me ekipin e tij qoftë në Ligën Unike qoftë në Kampionatin e Kosovës.  

Ponte Prizreni ka një kohë të shkurt që ekziston si ekip, por brenda kësaj periudhe është një ekip e respektuar kudo.

“Pas një maratone të gjatë përfundoi stinori 2021/22 për skuadrën time KB” Prizreni - 16".

Nga 48 ndeshje të zhvilluara në të gjitha kompeticionet kemi pasur bilanc 28 fitore e 20 humbje, ku arritëm suksesin historik duke fituar Superkupën, kemi qenë në top 4 skuadrat e para në Superligë si dhe ishim të bronztë në Ligën Unike.

Kampionati pati batica dhe zbatica, emocion, adrenalin, gëzim, dëshpërim, të gjitha që din të na servon loja e bukur e basketbollit.

Në vitin e 4 si skuadër në Superligë, Superkupa, emërimi si asistent trajner në përfaqësuesen e Kosovës dhe shpallja trajneri më i mirë në  Liga Unike ishin për mua sukses i madh kundrejt skuadrave të mëdha dhe konkurences kogja të fort si vjet që kishim.
Mirënjohës dhe falënderues të gjithë atyre që na mbështetën pa më dyshje gjithë sponsorët veçanërisht ABI dhe Ponte, Autopartner, Xhoshkun, Beska, Grafika, Novaza, Fish House, Vision Agency, pa haruar edhe Kuvendin Komunal Prizren. 
Falënderoj gjithë lojtarët për kontributin, kryetarin, nënkryetarin, drejtorin sportiv e gjithë bordin për angazhim të pa shoq.

Tifozëve nga gjithë Kosova e më gjerë 1001 herë mirënjohës për përkrahjen masive dhe suportin e dhënë, sinqerisht keni qenë motivi im kryesorë.

Tani nga afër do përcjelli gjitha ndeshjet gjysmëfinale duke ju dëshiruar gjitha ekipeve suksese, shpresojmë në basketboll cilësorë.

Deri takimet tona të radhës, ju dëshiroj shumë shëndet”, ka shkruar Rifati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat