Thyhet një tabu

Basketboll

Thyhet një tabu

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 14:37
Thyhet një tabu

Sezoni i ri 2022-2023 në NBA do të sjellë një risi të jashtëzakonshme.

Për herë të parë në këtë sport, gjysma e trajnerëve do të jenë me ngjyrë. Me emërimin e Darvin Ham në krye të Lakers, 15 nga 30 trajnerët e sezonit të ri do të jenë më ngjyrë. Një gjë e paimagjinueshme disa sezone më parë.

Me kalimin e viteve situata ka ndryshuar shumë.

Mjafton të përmendim se në 12 muajt e fundit, në NBA, janë afruar 8 trajnerë me ngjyrë, duke bërë që të thyhet një tabu.

Fillimisht ata janë parë me skepticizëm dhe më së shumti u besohej trajnerëve të bardhë, por tashmë situata ka ndryshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat