Golden State Warriors kampion i NBA-së

Basketboll

Golden State Warriors kampion i NBA-së

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 11:32
Golden State Warriors kampion i NBA-së

Golden State Warriors është shpallur kampione e NBA për të shtatën herë, pasi mundi në ndeshjen e gjashtë Boston Celtics dhe i dha fund serisë së finaleve me rezultatin 4-2.

Luftëtarët triumfuan në orët e para të ditës së sotme 103-90 dhe e nisën ndeshjen me vrull. Periodën e parë ata e morën me rezultatin 27-22, ndërkohë që në periodën tjetër ishin edhe më lart.

Warriors shënuan 10 pikë më shumë dhe diferenca shkoi 15. Boston Celtics reaguan dhe e ngushtuan në 10 pikë distancën, por vetëm kaq, pasi Stephen Curry me shokë nuk lejuan asnjë surprizë dhe fituan titullin kampion.

Curry ishte fantastik, teksa shënoi 34 pikë dhe regjistroi 7 asiste dhe 7 topa të kapur në tabelë. Spikati edhe Andrew Wiggins me 18 pikë, ndërsa Klay Thompson dhe Draymond Green shënuan nga 12 pikë. I fundit dha edhe 8 asiste e kapi 12 topa në tabelë.

Nga ana e Boston Celtics një ndeshje shumë të mirë zhvilloi Jaylen Brown, me 34 pikë. Kurse Al Horford u ndal në 19 pikë dhe 14 topa të kapur në tabelë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat