Regjistrohet kontrata e dytë më e shtrenjtë

Basketboll

Regjistrohet kontrata e dytë më e shtrenjtë

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 12:40
Regjistrohet kontrata e dytë më e shtrenjtë

Merkato në NBA vijon me transferimet apo rinovimet dhe surprizat nuk mungojë. Skuadra e Washington ka rinovuar edhe për pesë sezone të tjera marrëveshjen me Bradley Beal.

Në tri sezonet e ardhshme ai do të arkëtojë 251 milionë dollarë, duke u bërë kontrata e dytë më e shtrenjtë në historinë e NBA-së pas saj të Nikola Jokic, firmosur pak ditë më parë (270 milionë dollarë në 5 vite).

Me dy vite ka shtyrë kontratën edhe Damian Lillard, që do të viojojë të qëndrojë te Portland. Kontrata e mëparshme skadonte në vitin 2025, ndërsa e reja skadon në vitin 2027. Ai do të përfitojë 122 milionë dollarë me kontratën e re.

Me një vit rinovon kontratën me Miami Heat edhe Victor Oladipo. Ai do të arkëtojë 11 milionë dollarë për sezonin e ardhshëm.

Skuadrat e Lakers dhe Brooklyn po përpiqen të bindin San Antonio të përfshihet në një marrëveshje treshe për të kryer transferimin e Kyrie Irving në Los Anxhelos. Kjo marrëveshje do të sjellë edhe transferimin e Russell Westbrook te San Antonio.

Spurs për të marrë yllin e Lakers, duhet të heqin dorë nga tri lojtarë: Doug McMermott, Josh Richardson dhe Jakob Poeltl.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat