Ylli i NBA-së i dëshpëruar

Basketboll

Ylli i NBA-së i dëshpëruar

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 12:01
Ylli i NBA-së i dëshpëruar

Basketbollisti James Harden, një nga yjet e NBA-së, ende nuk e ka shijuar titullin e parë kampion edhe pse është një lojtar i jashtëzakonshëm. Transferimi nga Houston te Brooklyn nuk pati sukses për “Mjekrën”, që në mes të sezonit të kaluar shkoi te Philadelphia, me shpresën e një fillimi të ri.

Për të ndihmuar skuadrën e tij ai ka vendosur të sakrifikojë një pjesë të rrogës së tij. Bëhet fjalë për një ulje të konsiderueshme, 15 milionë dollarë. Ai nuk ka shfrytëzuar klauzolën në favorin e tij, për të fituar 47 milionë dollarë, por do të firmosë një kontratë 1+1, me opsionin për të ikur pas një viti.

“U kam thënë drejtuesve të Philadelphia të përmirësojnë organikën, duke u dhënë më shumë hapësira financiare.

Unë e dua me çdo kusht këtë titull dhe kjo sakrificë e tregon këtë gjë. Jam gati të paguhem shumë më pak për të arritur një titull dhe realizuar objektivin e ekipit”, tha James Harden.

Harden do të arkëtojë kështu 32 milionë dollarë sezonin e ri nga 47 milionë që kishte mundësi. Falë 15 milionëve të kursyera, Philadelphia arriti të marrë PJ Tucker nga Miami dhe De’Anthony Melton nga Memphis.

“Tani kemi një ekip më të kompletuar për fazën play off”, tha Harden.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat