Kur Anduena Rifati shpërthente me nga 40 pikë dhe dy herë rresht demoloi Kastriotin

Basketboll

Kur Anduena Rifati shpërthente me nga 40 pikë dhe dy herë rresht demoloi Kastriotin

Nga: Kemajl Goca Më: 23 korrik 2022 Në ora: 15:17
Kur Anduena Rifati shpërthente me nga 40 pikë dhe dy herë rresht demoloi Kastriotin

Numri 13-të edhe sot kujtohet në basketbollin e Kosovës, sidomos disa vite pas lufte ka qenë e pakapshme për rivalet. 

Numri 13-të i fanellës me ngjyrë portokalli, gjithmonë ka qenë një mace e zezë e sidomos për Kastriotin e Ferizajt.

Është Anduena RIfati, vajza e ish basketbollistit, ish Komesarit të FBK-së dhe veprimtarit të madh sportiv, Tajarit.

Anduena gjithmonë ka qenë e frikshme, por dy gjërat që nuk harrohen tek ajo, dy herë rresht me Bashkimin e Prizrenit, e mposhti në Ferizaj Kastriotin në edicionin 1999-2000, duke e deklasuar keq me rezultat. 

Për pikë e mposhti me rezultat 114:31 dhe për Kupën e Kosovës me 100:35.

Në ditën e shtunën, me 4 mars të vitit 2000, Anduena Rifati realizoi 36 pikë apo vetme e mposhti Kastriotin. 

Ajo u ndihmua nga Advie Berisha me 35 pikë e Adelina Çipa me 23 sosh.

Anduena si “bishë” edhe për Kupë, e vetme e mundi Kastriotin, duke e shënuar 40 pikë për fitoren 100:35 . Anduena realizoi 40 për qind të pikëve kundër ferizajasve.

Një lojtare që sot nuk e ka basketbolli, jo vetëm nga preciziteti por edhe nga teknika e lojës, në kohën kur Adnan Kraja ka qenë kryetrajner i Bashkimit.

Vajza prizrenase sot është delegate e Ligës Unike, duke ndjekur hapat e babait të saj, të ndjerit Tajar. 

Kampionati i Kosovës, 4 mars – 2000, java e 8-të
Kastrioti - Bashkimi 31:114 

Palestra e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.
Shikues: 100.
Gjyqtarë: Enver Jezerci dhe Kemajl Prushi, nga Kaçaniku.
Me pesë gabime personale: Maliqi dhe Haliti.
Kastrioti: Haliti 1, Mustafa 2, Reka, Maliqi 1, Musolli 13, Bislimi, Kurdija 9, Shemsedini 4, Demiri, Qerimi, Ramolli 2 dhe V. Musolli 2. 
Bashkimi. Arapi, Spahiu , Berisha 35, Çipa 23, Krasniqi, Simitçiu, 9, Vaganxhiu 4, Mydyti, Rifati 36 dhe Haskuka 6,

Xhiroja e parë e Kupës së Kosovës
Kastrioti - Bashkimi 35:100

Palestra e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.
Shikues: 150.
Gjyqtarë: Enver Jezerci dhe Kemajl Prushi, nga Kaçaniku.
Kastrutii: Jaliti 4, Mustafa 4, Reka, Musolli 8, Bislimi, Kurdija 9, Shemsedini 8, Demiri, Ramolli 2, Qerimi, Bega dhe Bajtraktari.
Bashkimi: Arapi 6 Spahiu 9, Berisha, Çipa 24, Krasniqi, Shipkovica, Simitçiu 5, Vaganxhiu 8, Mydyti 14, Rifati 40, Gashi dhe Haskuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat