Kurshumlija, komisioner në finalen e Evropianit të Divizionit B

Basketboll

Kurshumlija, komisioner në finalen e Evropianit të Divizionit B

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 12:07
Kurshumlija

FIBA Instruktori Nacional i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Faton Kurshmilja është nominuar në rolin e komisionerit (vëzhgues) në finalen e FIBA Kampionatit Evropian, Divizioni B për meshkuj U16, që po mbahet në Bullgari.

Finalja do të zhvillohet ndërmjet Finlandës dhe Gjermanisë, nga ora 19:30.

“Përkushtimi ndaj punës ishte çelësi i këtij privilegji për tu nominuar në ndeshjen finale, duke marrë parasysh se, nga pesë komisionerë, që ishin në këtë Evropian, ky privilegj të më takoj mua. Ky nominim është një nder edhe për Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe për punën të cilën jemi në kampionatet vendore”, është shprehur Kurshmilja për faqen zyrtare të FBK-së.

Në këtë Evropian që po zhvillohet në Sofje të Bullgarisë, pjesëmarrës janë 22 kombëtare, ndërsa përmbyllet sonte me finalen Finlandë-Gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat