Bosnja dhe Hercegovina e gjunjëzon Slloveninë 

Basketboll

Bosnja dhe Hercegovina e gjunjëzon Slloveninë 

Nga: K. G. Më: 4 shtator 2022 Në ora: 19:50
Pamje nga ndeshja

Ekipi i basketbollit të Bosnjës dhe Hercegovinës e ka mposhtur me rezultat 97:93 Slloveninë, në ndeshjen e xhiros së tretë të Eurobasketit. 

Sllovenët ngushtuan rezultatin në 89:91, dhe më pas dolën me një sulm që mund t'u sillte barazimin ose epërsi, por boshnjakët u mbrojtën dhe në sulmin e radhës shënuan me Atiqin për epërsi 93:89 vetëm 50 sekonda para fundit të ndeshjes.

Atiqi i realizoi të dyja gjuajtjet e lira për rezultatin 95:91, në mënyrë që sllovenët të zvogëlojnë në 95:93 me një sulm të shpejtë dhe pikë të Donçiqit.

Boshnjakët shënuan nga John Roberson, i cili ishte i saktë nga gjuajtjet lira për rezultatin përfundimtar 97:93.

Më efikasi të Bosnja ishte John Roberson me 23 pikë dhe të sllovenët Vlatko Cançar me 22 dhe Goran Dragiç me 20, ndërsa Luka Donçiq shënoi 16 pikë.

Në Grupin B, Gjermania kryeson me 6 pikë, pasojnë Sllovenia 5, Bosnja 5 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat