Spanja shkatërron Malin e Zi

Basketboll

Spanja shkatërron Malin e Zi

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 18:16
Spanja - Mali i Zi

Kombëtarja e basketbollit Malit të Zi është mposhtur nga Spanja me rezultat 82:65, në kuadër të xhiros së katërt të Eurobasketit, ndaj do të kërkojë fitoren për të kaluar në 1/8 e nesër ndaj Gjeorgjisë.

Mali i Zi ishte në lojë vetëm në fillim të ndeshjes, derisa rezultati ishte 15:13 për spanjollët. Më pas “Furia e Kuqe” pati një seri 10:0 dhe shkoi në 25:13.

Spanjollët goditën me treshe nga të gjitha pozicionet, rezultati u thellua në 42:22, por më pas pasoi tentativa e fundit e Malit të Zi për t'u rikthyer në rezultat.

Skuadra e Boshko Radoviqit u afrua në 42:29, kështu që kampioni i botës shkoi pushim 53:31.
Në vazhdim spanjollët patën avantazhin maksimal prej 27 pikësh – 62:35.

Lojtari më efikas te skuadra e Boshko Radoviqit ishte Vladimir Mihailoviq me 18 pikë. Marko Simonoviç e përfundoi ndeshjen me 11 pikë, ndërsa Kendrick Perry me 10 pikë.

Te spanjollët Brizuela ishte më eefikasi me 18 pikë. Willy Hernangomez shënoi 14, dhe Lorenzo Brown dhe Jaime Pradilla shënuan nga 12 secili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat