Barcelona thyhet keq në shtëpi

Basketboll

Barcelona thyhet keq në shtëpi

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 11:59
Barcelona thyhet keq në shtëpi

Janë luajtur ndeshjet e raundit të parë të Euroleague në basketboll për meshkuj, eventi më i rëndësishëm për skuadra në kontinent. Një javë ku nuk kanë munguar surprizat, sic është humbja e ekipit të Barcelonës, që u mund 80-70 në fushën e tij nga Olympiacos.

Fitore të rëndësishme jashtë fushe arritën ekipi i Real Madrid (71-68 ndaj Panathinaikos) e Armani Milano (69-62 ndaj Villeurbanne), duke e nisur me këmbën e mbarë këtë event. Pa probleme fiton edhe skuadra kampione në fuqi e Anadolu Efes, që mposhti 72-59 Crvena Zvezda.

Zhgënjen edhe Bayern Mynih, që në fushën e tij u mposht 74-64 nga Fenerbahce.

Me humbje e kanë nisur aventurën e tyre në Euroleague tri ekipet debutuese: Virtus Bolonja, Partizan Beograd e Valencia Basket, që në këtë event zëvendësojnë ekipet ruse, të përjashtuara.

Euroleague – Raundi i parë

Villeurbanne – Armani Milano, 62-69

Panathinaikos – Real Madrid, 68-71

Maccabi Tel Aviv – Zalgiris Kaunas, 84-83

Valencia Basket – Baskonia Gasteiz, 71-81

Bayern Mynih – Fenerbahce, 64-74

Anadolu Efes – Crvena Zvezda, 72-59

Alba Berlin – Partizan Beograd, 100-84

Virtus Bolonja – Monaco, 66-83

Barcelona – Olympiacos, 70-80

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat