O’Neal zbulon planet: Dua të jem pronari i një skuadre në NBA

Basketboll

O’Neal zbulon planet: Dua të jem pronari i një skuadre në NBA

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 12:16
O’Neal

Ish-basketbollisti amerikan Shaquille O’Neal, tashmë 50 vjeç, në një intervistë për CNN ka konfirmuar dëshirën e tij për të qenë pronari i një prej 30 skuadrave në NBA. Në karrierën e tij, “gjigandi” i parketit ka fituar 4 tituj kampionë.

“Nuk e di nëse jam i autorizuar ta them, pasi ndoshta është mungesë respekti. Dua të rikthehem në shtëpi, të kem një skuadër timen. Ua lë spektatorëve të kuptojnë se çfarë do të thotë kjo zgjedhje imja”, tha O’Neal, 4 tituj kampionë në NBA.

Javën e fundit, Shaquille ka qenë në Abu Dhabi, si i ftuar special në dy ndeshjet miqësore që skuadrat e Milwaukee Bucks dhe Atlanta Hawks zhvilluan aty, për të promovuar basketbollin amerikan.

Aty ai konfirmoi dëshirën e tij për të blerë kuotat e një skuadre të NBA-së.

E paqartë fjala “shtëpi”, nëse O’Neal dëshiron të ketë një ekip në San Antonio, ku ka luajtur në Lice, apo në Neë Orleans, ku ka bërë universitetin. Ndërkohë që, ai ka luajtur edhe me Orlando, Miami, Phoenix, Lakers, Cleveland e Boston.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat