Reagojnë ashpër “Arpagjikët"! 

Basketboll

Reagojnë ashpër “Arpagjikët"! 

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 18:09
Reagojnë ashpër “Arpagjikët! 

Tifozët e klubit të basketbollit Bashkimi, “Arpagjik’t” reagojnë ashpër në lidhje me zhvillimet e fundit.

“Reagim kundër shpifjeve kundër nesh që gjoja ne nuk po e përkrahin klubin pasi ata nuk po na përmbushin kërkesat!!!

Arsyeja është shumë e qartë ne nuk mund të ulemi në tavolinë me njerëz që në të kaluarën i lan të gjitha këto borxhe dhe sot janë sërish drejtues të klubit fal kryetarit të qytetit.

Arpagjik’t asnjëher nuk i kanë prishur raportet me klubet e tyre për shkaqe të mos realizimit të kërkesave pasi jemi grupi i vetëm në vend që vet financohem.

Asnjëherë nuk kemi kërkuar nga Bashkimi pagë apo mbështetje për grupin por vetëm largimin e ati që e la klubin buzë falimentimit në të kaluarën.

Gjithashtu ftojmë drejtuesit aktual të klubit tonë Bashkimi të përballemi ku do që ata dëshirojnë  edhe para kamerave se nëse ne jemi në bojkot për mos realizimin e kërkesave apo për shkak se janë rikthyer ata që e lan klubin me 221,041 euro boxhe. 

Arpagjik’t gjithmonë do të mbesin e vetmja tifozëri në vend që do ta mbrojnë interesin e klubit dhe grupit para ati personal.

Shihemi se shpejti!”, reagojnë ashpër tifozët Arpagjik’t përmes një postimi në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat