Fitorja e gjashtë radhazi për Pejën

Basketboll

Fitorja e gjashtë radhazi për Pejën

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 21:25
Fitorja e gjashtë radhazi për Pejën

Peja vazhdon me fitore. Verdhezinjtë kanë mundur si mysafir Bashkimin me rezultat 67:72 (19:22, 15:17, 20:16, 13:17), në xhiron e gjashtë të Prince Caffe Superligës.

Dhjetë minutat e parë të ndeshjes ishin të barabartë, ndërsa epërsinë më të lartë e arritën pejanët, 17:22, ndërsa kjo pjesë përfundon 19:22.

Vendasit ngushtuan rezultatin në 28:29, por shtatë pikë radhazi nga mysafirët, bënë që të kenë epërsinë më të lartë në ndeshje deri në ato momente, 28:36, kurse pjesa e parë përfundon 34:39.

Prizrenasit nuk dorëzohen dhe rikthehen në lojë, ku më pas zhvillohet ndeshje e barabartë, ku herë njëra skuadër kalonte në epërsi e herë tjetra, ndërsa rezultati pas 30 minutash ishte 54:55. Në çerekun e fundit u zhvillua dramë deri në fund, ku verdhezinjtë ishin më të vëmendshëm dhe triumfuan 67:72.

Peja regjistroi fitoren e gjashtë në gjashtë ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme në elitë pa humbje, kurse prizrenasit kanë dy fitore e katër humbj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat