Kroatët kujton emrin e madh që humbi jetën para shumë vitesh

Basketboll

Kroatët kujton emrin e madh që humbi jetën para shumë vitesh

Nga: K. G. Më: 22 tetor 2022 Në ora: 13:17
Petroviq gjatë një ndeshje në vitet e 80-ta

“Mozarti i basketbollit” sot do të festonte 58-vjetorin e lindjes, shkruan mediumi kroat “24sata”. 

“Kroati Drazhen Petroviq ka lindur në këtë ditë 58 vjet më parë në qytetin e tij të lindjes, Shibenik, qytet, siç kishte edhe vetë Drazheni, ishte dashuria e tij e parë”, shkruan më tej.

“ Më kujtohet, mendoj se topi ishte më i madh se ai, por ai me këmbëngulje rrotullohej nën këmbët tona, ishte në çdo seancë stërvitore dhe luante”, tregon fillimet e karrierës si basketbollist të vëllait të tij Aco Petroviq.

“Drazheni ishte i pamëshirshëm në fushë. Nuk dinte të pushonte, nuk dinte të ndalonte, gjithmonë donte më shumë, donte rekorde, medalje, fitore”, shkruan mediumi kroat. 

Drazheni e theu fjalën, premtoi se do të largohej nga loja pasi kishte thyer rekordin e Radivoje Koraçit me 74 pikë të shënuara, por ai vazhdoi të shënonte deri në fund dhe arriti në 112 pikë në një ndeshje, - kujtojnë kroatët. Duhet theksuar se Drazhen Petroviq humbi jetën tragjikisht në një aksident komunikacion në Gjermani pikërisht me 7 qershor të vitit 1993.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat