Arrestohet një tifoz i Pejës, sulmoii me karrige basketbollistin

Basketboll

Arrestohet një tifoz i Pejës, sulmoii me karrige basketbollistin

Më: 23 tetor 2022 Në ora: 11:13
Arrestohet një tifoz i Pejës

Dje në ndeshjen mes Pejës dhe Rahovecit ka ndodhur një incident.

Një tifoz pejan e ka sulmuar një basketbollist të Rahovecit.

Kjo u konfirmua edhe nga raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai ka sulmuar me karrige një lojtar. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhej në raport.

Ndryshe, Peja arriti fitore ndaj Rahovecit, duke vazhduar e pamposhtur këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat