Trajnerët e Kosovës në Klinikën e FIBA Get Together U14

Basketboll

Trajnerët e Kosovës në Klinikën e FIBA Get Together U14

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 16:06
Trajnerët e Kosovës në Klinikën e FIBA Get Together U14

Trajnerët/et nga Kosova së bashku me Drejtorin Teknik të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Krasniqi kanë marrë pjesë në Klinikën e trajnerëve të organizuar nga FIBA në Durrës me 22 dhe 23 tetor.

Në këtë Klinikë nga Kosova kanë marrë pjesë: Driton Obërtinca, Brasim Veseli, Endrit Elshani, Artina Hasani dhe Tokjona Rexhaj.

Trajnerët nga Kosova janë dërguar nga Federata e Basketbollit e Kosovës, që vazhdon të investojë në trajnerë, sidomos për ata që punojnë me gjenerata të reja.

Në kuadër të kësaj klinike kanë ligjëruar: Nenad Trunic, Instruktor i FIBA-s, Arik Shivek, Instruktor i FIBA-s, Michael Shëarz, Udhëheqës i FIBA EUROPE COACHING dhe Radmilla Turner, Udhëheqëse e FIBA EUROPE &YOUTH AND ANTIDOPING.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat