“Torcida” e ashpër me vendimin e FBK për ndalimin e tifozëve mysafirë

Basketboll

“Torcida” e ashpër me vendimin e FBK për ndalimin e tifozëve mysafirë

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 18:08
“Torcida”

Bordi i FBK-së gjatë ditës së sotme ka marrë vendim që të ndalojë udhëtimin e tifozëve mysafirë në mënyrë të organizuar në ndeshjet Superligës së Kosovës deri në fund të edicionit 2022/23. 

Tifozët e basketbollit nuk e kanë pritur aspak mirë këtë vendim, duke e “bombarduar” me komente faqen zyrtare të FBK-së.

Në lidhje me vendimin, ka reaguar edhe tifozëria e Trepçës, “Torcida”.

Sipas tifozëve mitrovicas, ky vendim është skandaloz.

“Skandaloz vendimi i FBK për ndalimin e udhëtimit të tifozëve në palestrat jashtë qytetit të tyre, prezenca e dy tifozerive veç i shërben masovizimit dhe promovimit të basketbollit edhe klubeve tona. Nuk jemi kriminela”, thuhej në njoftimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat