Brooklyn në krizë

Basketboll

Brooklyn në krizë

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 12:51
Brooklyn në krizë

Skuadra e Milwaukee Bucks vijon të dominojë në NBA, duke korrur sot fitoren e pestë në po kaq ndeshje të luajtura. Bucks mundën sot 123-115 Atlanta, ndeshje ku sërish protagonist ishte Giannis Antetokounmpo, autor i 34 pikëve e 17 rebound. 34 pikë e 12 asist realizoi edhe Holiday për vendasit, ndërsa për Atlanta u dallua Young me 42 pikë, por që s’mjaftuan.

Pas kohës shtesë humbasin kampionët e Golden State, që u ndalën 120-113 nga Charlotte. Sfidë e ekuilibruar, ku Washington realizoi 31 pikë  për vendasit, duke i bërë të pavlefshme 31 pikët e Stephen Curry për miqtë. Humbet edhe Miami, që u ndal 119-113 nga Sacramento, ndeshje ku u dallua kolektiviteti i skuadrës vendase (6 lojtarë me mbi 10 pikë).

Në fundin e renditjes në Lindje ndodhet Brooklyn, që u mund 125-116 nga Indiana. Mathurin me 32 pikë, që e nisi ndeshjen nga stoli, ishte vendimtar në fitoren e Pacers, duke i bërë të pavleshme 35 pikët e Irving dhe 26 të Durant për Nets. Në sekondën e fundit fiton Utah Jazz, që mundi 124-123 Memphis falë Markkanen e Olynyk (23 pikë secili).

NBA – Rezultatet e sotme

Sacramento – Miami, 119-113

Charlotte – Golden State, 120-113

Brooklyn – Indiana, 116-125

Chicago – Philadelphia, 109-114

Milwaukee – Atlanta, 123-115

Dallas – Oklahoma, 111-117

Utah Jazz – Memphis, 124-123

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat