Liga Unike fillon më 8 nëntor, në hapje Flamurtari - Bashkimi

Basketboll

Liga Unike fillon më 8 nëntor, në hapje Flamurtari - Bashkimi

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 11:26
Pamje nga një ndeshje

Pas Superkupës Mbarëkombëtare te femrat, Liga Unike në konkurrencën e femrave do të fillojë garat për edicionin e ri.

Xhiroja e parë do të zhvillohet në mesjavën e ardhshme, 8-10 nëntor, ku garojnë tri skuadrat më të mira nga Kosova dhe Shqipëria: Prishtina, Partizani i Tiranës, Bashkimi i Prizrenit, Flamurtari i Vlorës, Penza e Pejës dhe Tirana.

Kampionia aktuale, Prishtina në xhiron e parë do të përballet me Tiranën si mysafire, në derbin e kryeqyteteve.

Ndërkohë, në xhiron e parë do të kemi sfidën mes finalistëve të Superkupës Mbarëkombëtare, Flamurtarit dhe Bashkimit, kurse kampionia e Kosovës, Penza do të ndeshet me fituesin e Kupës së Shqipërisë, Partizanin e Tiranës.

Do të zhvillohen dhjetë xhiro, ku më pas katër skuadrat më të mira do të kualifikohen në “Play-off”, që do të mbahet në mars të vitit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat