Brooklyn pezullon me 5 ndeshje yllin e saj pas publikimit të një filmi të papërshtatshëm

Basketboll

Brooklyn pezullon me 5 ndeshje yllin e saj pas publikimit të një filmi të papërshtatshëm

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 13:01
Kyrie Irving

Skuadra e Brooklyn Nets ka pezulluar për të paktën 5 ndeshje basketbollistin Kyrie Irving.

Lajmin e këtij pezullimi e bëri publik vetë klubi, duke përdorur tone të ashpra karshi yllit të saj dhe të NBA-së.

“Ditët e fundit jemi përpjekur në mënyrë të vazhdueshme të punojmë me Irving, për t’i dhënë të kuptojë për dëmin dhe rrezikun e madh të shkaktuar nga fjalët dhe veprimet e tij pas mbështetjes dhe publikimit të një filmi antisemit.

Menduam se rruga e edukimit ishte ajo e duhura, por lojtari ka vijuar me kokën e tij, duke mos kërkuar ndjesë dhe hequr dorë nga veprimet e tij”, thuhet në komunikatë.

“Kjo është një çështje që ka shumë vlera morale për klubin tonë, ndaj vendosëm ta pezullojmë lojtarin, pa të drejtë rroge, për të paktën 5 ndeshje. Në pritje që lojtari të bëjë hapa pas”, thuhet në komunikatë.

Pas këtij vendimi, Irving ka pranuar disi gabimin e tij, duke thënë: “Pranoj përgjegjësinë e publikimit të atij postimi.

Disa gjëra në atë film janë të kundërshtueshme, jo të vërteta. Është një dokumentar ku unë marr përsipër përgjegjësinë dhe nuk besoj në çdo gjë që njerëzit publikojnë në rrjetet sociale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat