Junior 06 Moni Bau - klub i fitoreve

Basketboll

Junior 06 Moni Bau - klub i fitoreve

Nga: Vllaznim Bytyçi Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 22:17
Junior 06 Moni Bau

Basketbollistet e KB “Junio 06 Moni Bau” po tregohen shumë më të përgatitura sesa ekipet rivale me të dyja skuadrat: U-14 dhe U-16. Pionieret nga katër ndeshje kanë bilanc të qindpërqindtë të fitoreve. Ndërkohë me dy fitore të njëpasnjëshme janë edhe kadetet. 

U-14: Bashkimi - Junior 06 Moni Bau 24:100

Skuadra Junior 06 Monia Bau ka regjistruar edhe fitoren e katërt rresht në këtë edicion. Kësaj radhe mposhtën lehtë dhe bindshëm bashkëmoshataret e tyre të Bashkimit me shifrat 100:24.

Në këtë përballje mbizotëruan njomaket e trajnerit Ramush Rushiti fillim e mbarim. E filluan furishëm, me efikasitet në sulm dhe me mbrojtje agresive. Në pjesën e parë shënuan dy herë nga 22 pikë, ndërsa lojtaret e Bashkimit nuk arritën më shumë se 10 sosh.

Edhe në pjesën e dytë basketbollistet e skuadrës Junior 06 Moni Bau vazhduan me ritëm të njëjtë, madje shënuan plus 46 pikë, duke arritur në fund totalin treshifror prej 100 pikësh. Ndërkaq, vendëset memzi realizun edhe 14 pikë. 

Me rezultat 24:100 përfundoi kjo përballje, në të cilën lojtaret më efikase te Junior 06 Moni Bau qenë Bora Mullaabazi me 24 pikë e 12 asistime, Albulena Dakaj  me 25 pikë e 11 kërcime, Anisa Pulaj e Suden Sallah me nga 14 pikë, si dhe e talentuara Dea Mullaaliu me 10 sosh. Te Bashkimi lojtarja më e dalluar ishte Elif Kasëmllar me 12 pikë të shënuara.

U-16: Junior 06 Moni Bau – Penza 95:69

Edhe kampionet në fuqi, kadetet, po tregohen skuadër cilësore. Ato në ndeshjen e javës së katërt e mposhtën ekipin e Penzës me shifrat 95:69. Për fitoren e prizrenaseve kontriubuan të gjitha lojtaret, ndër të cilat duhet veçuar më efikaset: Yllka Morina me 31 pikë, si dhe Çukiqi, Dakaj, Tahiri e Mullaabazi me nga 14 sosh.

Angazhimi i lojtareve, cilësia e tyre dhe puna profesionale e trajnerëve, si dhe përkrahja e prindërve dhe e donatorëve po bën që ekipet e KB Junior 06  Moni Bau të shënojnë fitore bindëse ndaj rivaleve të tyre, duke shkuar kështu sigurt drejt titullit të kampionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat