Tjetër dështim për Brooklyn

Basketboll

Tjetër dështim për Brooklyn

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 12:26
Tjetër dështim për Brooklyn

Tjetër zhgënjim për skuadrën e Brooklyn, që sot u mund 153-121 nga Sacramento, që nga ana e tij korri fitoren e katërt radhazi. Kevin Durant me 27 pikë e pati të pamundur të mbajë skuadrën në lojë, ndërsa për Sacramento u dallua Davis me 31 pikë edhe pse e nisi ndeshjen nga stoli.

Fitore në sekondat e fundit arriti skuadra e Dallas, që mundi 103-101 Clippers, në një sfidë me rivalitet. George me 23 pikë e Batum me 22 pikë nuk arritën të evitojnë humbjen për kalifornianët, ndërsa për Dallas u dallua Luka Doncic, autor i 35 pikëve e 11 rebound.

Humbja e tretë radhazi për Utah Jazz, që u mund në fushën e tij 118-11 nga New York, sfidë ku u dallua Brunson me 25 pikë. Fiton edhe Portland, që falë 29 pikëve të Grant mundi 117-110 San Antonio, ndërsa New Orleans mposhti 113-102 Memphis, ndeshje ku diferencën e bëri Ja Morant, autor i 36 pikëve.

NBA – Rezultatet

New Orleans – Memphis, 113-102

Dallas – Clippers, 103-101

Utah Jazz – New York, 111-118

Portland – San Antonio, 117-110

Sacramento – Brooklyn, 153-121

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat