Davis nxjerr Lakers nga kriza

Basketboll

Davis nxjerr Lakers nga kriza

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 12:05
Davis nxjerr Lakers nga kriza

Fitorja e dytë radhazi për skuadrën e Lakers, që sot triumfoi 128-121 ndaj Detroit edhe pse nuk luan prej një jave LeBron James. Ai që bëri diferencën në parket ishte Anthony Davis, autor i 38 pikëve e 16 rebound, ndërkohë që 45 pikë erdhën nga lojtarët e stolit.

Moment jo i mirë i mirë ky për Milwaukee, që u mund 110-102 nga Philadelphia. Giannis realizoi 25 pikë e 14 rebound, por që s’mjaftuan për të fituar. Për vendasit u dalluan Joel Embiid me 32 pikë e 11 rebound, mbështetur edhe nga Maxey me 24 pikë.

Pas kohës shtesë fiton Washington, që falë 27 pikëve të Beal mundi 107-106 Miami. Pas dy kohëve shtesë fiton edhe Cleveland, që mundi 132-122 Charlotte, ndeshje që u vendos nga 41 pikët e Garland dhe 34 të Mitchell për Cavaliers.

Skuadra kampione e Golden State, falë 24 pikëve e 10 asist të Stephen Curry, mundi 111-101 New York, ndërsa Dallas fitoi thellë 127-99 ndaj Denver (u dallua Luka Doncic me 33 pikë, 12 rebound e 11 asist). Fitore në sekondën e fundit arriti Utah Jazz, që mundi 134-133 Phoenix (Markkanen 38 pikë më i miri).

NBA – Rezultatet e sotme

Washington – Miami, 107-106

Cleveland – Charlotte, 132-122

Philadelphia – Milwaukee, 110-102

Chicago – Orlando, 107-108

Houston – Indiana, 91-99

Memphis – Oklahoma, 121-110

Dallas – Denver, 127-99

New Orleans – Boston, 109-117

Utah Jazz – Phoenix, 134-133

Golden State – New York, 111-101

Lakers – Detroit, 128-121

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat