I ngrenë kurth, basketbollisti vret studentin, vetë plagoset

Basketboll

I ngrenë kurth, basketbollisti vret studentin, vetë plagoset

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 13:05
I ngrenë kurth, basketbollisti vret studentin, vetë plagoset

Mike Peake, një basketbollist i ekipit të Universitetit Shtetëror të New Mexicos, është shtruar në spital pasi u plagos me armë zjarri në kampusin e Las Cruces.

Nga të shtënat, të cilat ndodhën herët, në mëngjesin e së shtunës, u vra studenti 19-vjeçar, Brandon Travis.

Sipas raportit të policisë, “Brandon Travis kishte bashkëpunuar me një vajzë 17-vjeçare dhe dy persona të tjerë, të gjithë studentë të UNM-së, për të joshur dhe më pas sulmuar viktimën (basketbollistin) në kampusin e UNM-së dhe për ta sulmuar atë.”

Gjatë sherrit, pati të shtëna me armë zjarri dhe për pasojë vdiq Brandon Travis dhe u plagos basketbollisti Mike Peake, emrin e të cilit nuk donin të jepnin fillimisht as Universiteti dhe as Policia.

“Ne e dimë se një nga studentët tanë, sportist, është tani në spital pas një sherri në kampusin e UNM. Ne gjithashtu e dimë se një person tjetër humbi jetën për shkak të përplasjes,” reagoi Universiteti Shtetëror i Nju Meksikos në një deklaratë.

“The Sun-News” raportoi se basketbollisti i plagosur nga të shtënat është Mike Peake, i cili u dërgua në një spital të Albuquerque dhe është në gjendje të stabilizuar.

Peake reagoi gjatë sulmit që iu bë duke vrarë një nga studentët. Ndeshja mes New Mexico State dhe New Mexico u pezullua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat