Prishtina fiton derbin ndaj Penzës

Basketboll

Prishtina fiton derbin ndaj Penzës

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 21:31
Prishtina fiton derbin ndaj Penzës

Prishtina ka triumfuar në derbin e Superligës së Femrave, duke mundur në udhëtim Penzën me shifrat 61:75.

Pjesa e parë ishte mjaft interesante, duke përfunduar 37:41, kurse vashat prishtinase ishin më të mira edhe në periudhën e fundit, 12:21, duke fituar 61:75.

Te pejanet u dalluan Eriona Krasniqi me 18 pikë dhe Leila Omerbasiq me 21, kurse te kryeqytetaset më e dalluara ishte Sarah Mgbeike me 22 pikë e nëntë kërcime.

Vashat verdhezi kanë pesë fitore e katër humbje, kurse bardhekaltret shtatë fitore e dy humbj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat