Lakers dorëzohen pas kohës shtesë

Basketboll

Lakers dorëzohen pas kohës shtesë

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 12:05
Lakers dorëzohen pas kohës shtesë

Skuadra e Lakers u mund 133-122 nga Philadelphia pas kohës shtesë, në një ndeshje me rivaliet dhe emocione.

Për kalifornianët u dalluan Davis me 31 pikë e 12 rebound, Reaves me 24 pikë si dhe LeBron James me 23 pikë, por që s’mjaftuan. Për vendasit shkëlqeu Joel Embiid me 39 pikë e 12 rebound, mbështetur nga Melton me 33 pikë e Harden me 28 pikë e 12 asist.

Skuadra e Milwaukee fitoi në sekondën e fundit 106-105 në fushën e Dallas, ndeshje ku Antetokounmpo e mbylli me 28 pikë e 10 asist.

Për Dallas u dallua Luka Doncic me 33 pikë e 11 asist, por që mbetën për statistikë. Tjetër humbje për Phoenix, që u mund 128-117 nga New Orleans dhe lëshon kreun në Perëndim. Pikërisht Pelicans marrin kreun pas këtij suksesi, ku u dallua Williamsons me 35 pikë.

NBA – Rezultatet e sotme

Charlotte – New York, 102-121

Indiana – Washington, 121-111

Orlando – Toronto, 113-109

Brooklyn – Atlanta, 120-116

Cleveland – Sacramento, 95-106

Philadelphia – Lakers, 133-122

Memphis – Detroit, 114-103

New Orleans – Phoenix, 128-117

Utah Jazz – Minnesota, 108-118

Dallas – Milwaukee, 105-106

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat